Jangbojsat fituan kundër Bazelit me penallti mbas mbarimit të lojës
E Premte, 04.17.2009, 08:21am (GMT+1)
Voal-online - Young Boys për herë të parë që më 2006 janë kualifikuar përsëri për në finalen e Kupës së Zvicrës. Bernezët fituan në Stade de Suisse në gjysmëfinale kundër FC Basel 3:2 me penallti pas mbarimit të lojës dhe më 20 maj do të ndeshen në Bernë kundër FC Sion. Pas 120 minutave lojë pa gola ishte golashënuesi i jangbojsave Marco Wölfli i cili do të vendoste fituesen e ndeshjes tek njëmbëdhjetëmetërshi. Ishte një kualifikim tepër i vështirë përballë FC Basel. Në duelin e 14-të midis tyre ishte suksesi i katërt për ekipin kryeqytetas, i pari në plot 30 vjet. Kundër finalistit tjetër, Sionit, Young Boys kanë një bilanc pozitiv (7:6), por në tri finale kanë humbur përballë tij (1980, 1991, 2006). Janbojsat presin fitoren e parë të kupës prej vitit 1987, kur edhe atëherë patën fituar me penallti pas mbarimit të lojës. Për bazelasit, fitues të dy kupave të fundit, ishte humbja e parë prej 16 ndeshjesh gjysmëfinale. Herën e fundit ekipi i Christian Gross humbi më 18 dhjetor 2005 kundër FC Zürich (3:4). Pastaj ishte fitues dy herë radhazi. Në kuadrin e Axpo Super League bazelasit humbën në fillim të shkurtit pikërisht në Stade de Suisse pas një loje spektakolare me 2:3.
|