Basketbollisti Dikembe Mutombo u plagos rëndë
E Mërkurë, 04.22.2009, 05:20pm (GMT+1)
Voal-online Legjenda e NBA, Dikembe Mutombo, në moshën 42 vjeçare, ndodhet tashmë në fund të karrierës së tij. Mbrojtësi i basketbollit, me prejardhje nga Kongoja (Afrikë), u plagos rëndë në gju në ndeshjen e kthimit (Playoff) të Houston kundër Portland, në një përplasje tejet të ashpër trup me trup.
"Kush e kishte menduar që do të vinte një ditë, kur një njeri i pamposhtur ndonjëherë do të jetë si një ushtar i mundur," kështu ka thënë krejt i mbytur në lotë Dikembe Mutombo, duke vazhduar, "karriera ime ka marrë fund në mënyrën më befasuese." Në tetëmbëdhjetë vjet loje me skuadrën e tij, tetëfish kampione amerikane, ku luajti 1196 ndeshje me NBA dhe nuk pësoi asnjëherë dëmtime të rënda fizike, i quajturi "Monsterblocker", i pakalueshmi, ka bërë 3289 bllokime, duke u renditur i dyti në historinë e bllokimeve të tilla.
|