VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Boksierët shqiptarë nderohen me medalje në turneun ndërkombëtar në Kroaci
E Premte, 04.24.2009, 02:44pm (GMT1)

ATSH - Katër boksierë të ekipit shqiptar të të rinjve u nderuan me medalje argjendi dhe bronxi në turneun ndërkombëtar të boksit "Franko Blagovic" që u zhvillua ditët e fundit në Kroaci.
     Marsel Sermi, Ajet Rexha, Kristian Demaj dhe Aleksander Ramo ishin katër boksierët që përfaqësuan Shqipërinë në këtë aktivitet ku konkurruan dhe boksierë nga Gjermania, Rusia, Austria, Hungaria, Italia, Sllovenia Lituania, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, etj. 
     Dy prej tyre, shkodranët Marsel Sermi dhe Ajet Rexha morën medalje të argjenda, përkatësisht në peshat 65 dhe 75 kg, ndërsa boksierët Kristian Demaj dhe Aleksander Ramo medalje të bronxta.
    Trajneri i ekipit kombëtar të boksit, Zef Gjoni, i cili drejton dhe ekipin e Vllaznisë, tha sot për ATSH-në, pas kthimit nga Kroacia, se "boksierët e rinj shqiptarë morrën vlerësime të larta nga organizatorët dhe specialistët e boksit europian, të pranishëm në këtë aktivitet".  Sipas tij, ata u shprehën optimist për të ardhmen e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në sportin e boksit.
     Turneu ndërkombëtar i kushtohej një prej figurave më të shquara të boksit në Kroaci, Franko Blagovic



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.