Rezultatet e ditës së katërt të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Martë, 04.28.2009, 08:41am (GMT+1)
Voal-online Loja e mbrëmshme në Grupin C, e cila shkoi deri në gjuajtjen e penalltive për përcaktimin e fitimtarit, dha sensacionin e parë në Kampionatin Botëror të sivjetëm të Hokeit. Rezultati i tri pjesëve ishte 0:1; 2:0; 01, 0:0 pra në përfundim të ndeshjes së rregullt dhe të shtesës së lojës rezultati mbeti i barabartë 2:2. Letonia e mundi Suedinë pikërisht me gjuajtjen e penalltive. Gëzimi i letonezëve ishte i pamasë, sepse kishin të bënin me fitoren e tyre të parë të madhe në histori. Kjo i frymëzon ata të mëtojnë rezultate të fuqishme edhe në çerefinalet, çka e vështirëson situatën e Zvicrës në këtë aktivitet. Ndeshja tjetër në këtë grup ishte ajo midis Amerikës dhe Austrisë, e cila përfundoi 6:1 në favor të Amerikës. Kjo ndeshje u karakterizua nga dënimet e shpeshta nga ana e gjyqtarëve, çka ndikoi në ritmin dhe bukurinë e ndeshjes. Në Grupin D i mori të gjitha pikët, me plot meritë, Finlanda, e cila fitoi kundër Danimarkës me rezultatin 5:1. Pjesa e parë ishte e barabartë, (1:1) ndërsa dy pjesët e tjera folën vetëm për Finlandën (2:0; 2:0). Ndërsa Çekia pati një rezultat bindës, ajo fitoi 5:2 kundër Norvegjisë. Sot janë ndeshjet në Grupet A dhe B. Në Grupin B Zvicra luan kundër Rusisë, ndërsa Gjermania luan kundër Francës.
|