Rezultatet e ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Enjte, 04.30.2009, 08:11am (GMT+1)
Voal-online Dje u zhvilluan edhe ndeshjet e fundit në Grupin C dhe në Grupin D në kuadrin e Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009. Në Grupin C Austria pësoi humbjen e radhës, kësaj here përballë Letonisë (0:2). Ndërsa Suedia, e cila dy ditë më parë kishte humbur pikërisht përballë Letonisë, mundi Amerikën me rezultatin 6:5. Në Grupin D Norvegjia mundi Danimarkën 5:4, ndërsa Finlanda mundi Çekinë 4:3. Në përfundim të raundit të parë, kemi këtë renditje në grupe: A- 1-Kanadaja (9 pikë); 2-Bjellorusia (5 pikë); 3-Sllovakia (4 pikë), 4-Hungaria (0 pikë). B- 1-Rusia (9 pikë); 2-Zvicra (5 pikë); 3-Franca (3 pikë); 4-Gjermania (1 pikë). C- 1-SHBA (7 pikë); 2-Suedia (6 pikë); 3-Letonia (5 pikë); 4-Austria (0 pikë). D- 1-Finlanda (9 pikë); 2-Çekia (6 pikë); 3-Norvegjia (2 pikë); 4-Danimarka (1 pikë). Sot në raundin ndërmjetës, Zvicra do të ketë përballë Letoninë, e cila konsiderohet me të drejtë si befasia e kampionatit, por gjithsesi tashmë ajo ka ekspozuar si pikat e forta, ashtu dhe pikat e dobëta të saj, të cilat kundërshtari do të dijë t'ia shfrytëzojë.
|