VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Daniel Albreht: Isha shumë kohë larg, tani jam kthyer E Premte, 05.01.2009, 04:00pm (GMT1) Voal-online Disi ende i zbehtë, me një buzëqeshje të lehtë, por plot besim në vetvete dhe me ecje të sigurtë, doli Dani Albrecht nga Berner Inselspital duke u shprehur hareshëm për mediat e pranishme: "Unë isha shumë kohë larg, tani jam kthyer përsëri." Pas dëmtimit të tij gjatë stërvitjes më 22 janar, shtrimit në Klinikën Universitare të Insbrukut në Austri, prej 15 shkurtit ai ndodhej i shtruar në Bernë. Ai qëndroi në repartin e neuroligjisë restauruese për të shëruar tronditjet e trurit të shkaktuara nga incidenti. Të mërkurën, më në fund, pas 98 ditësh në spital, ai del plot optimizëm. "Të gjitha funksionet jetësore i janë kthyer në normalitet dhe kjo tregon se ai përsëri mund t'i kthehet sportit," sqaroi Profesori kurues René Müri. Fiziku shumë i fortë e ka ndihmuar Albrecht të përballë thyerjet e kockave, ndrydhjet dhe dëmtimet e tjera, si dhe për një rehabilitim relativisht të shpejtë. Një ekip interdisiplinar mjekësor e ka trajtuar 30 orë në javë skiatorin. "Jemi tejet të gëzuar që shihemi përsëri me Danin dhe sidomos në këtë gjendje të mirë," përshëndeti Presidenti i Swiss-Ski, Urs Lehmann skiatorin Dani Albrecht. "Mediat nuk më kanë shqetësuar kurrë, as sot," tha Albrecht në praninë e 100 gazetarëve të vendosur në dalje të spitalit në Bernë. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |