Rezultatet e ditës së tetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Shtunë, 05.02.2009, 07:20am (GMT+1)
Voal-online E vetmja skuadër që arriti një fitore të pastër brenda kohës së rregullt të lojës, pa shtesa dhe pa penallti ishte SHBA, e cila fitoi kundër Francës 6:2. Amerikanët arritën rezultatin 4:0 që në minutë e 27-të. Me Kyle Okposo e David Backes më herët dhe me Ryan Shannon e Keith Ballard ata arritën të kulmojnë lojën e tyre më së miri. Në pjesët e tjera të lojës francezët ishin më të përqëndruar e më të vendosur dhe pësuan vetëm dy gola të tjerë. Tani amerikanët kanë 7 pikë, vijnë menjëherë pas rusëve që kanë 7 pikë, ndërsa Suedia dhe Zvicra kanë nga katër pikë. Amerikanët tani duhet të llogarisin kundërshtarë të tillë si Letonia, Zvicra dhe Suedia në këtë tur të ndërmjetëm, për t'u kualifikuar më tej, në çerekfinale. Në Grupin e Ndërmjetëm F Finlanda mundi Sllovakinë 3:2 me kohë shtesë. Në Grupin e të përjashtuarve Gjermania, e cila do të jetë mikpritëse e kampionatit të ardhshëm botëror u mund 1:3 nga Danimarka, ndërsa Austria fitoi 6:0 kundër Hungarisë. Sot luan Franca kundër Letonisë, Rusia kundër Amerikës, Çekia kundër Sllovakisë, Finlanda kundër Bjellorusisë.
|