Hera e katër që Rafael Nadal triumfon në Internazional të Romës
E Djelë, 05.03.2009, 06:26pm (GMT+1)
Voal-online Suksesi i katërt për Rafael Nadal në Internazionali d'Italia. Numri një botëror prej vitit të shkuar, është zotërues i pakundërshtueshëm në këtë veprimtari prej vitit 2005, kësaj here duke mundur kundërshtarin Novak Djokovic në 2 sete: 7-6 (2) 6-2. Arrin titullin e 4-t, pas atyre të fituar më 2005, 2006 e 2007: më 2008 ishte eleminuar në turin e dytë, ku kishte luajtur ndonëse i dëmtuar në këmbë, mundur asokohe nga bashkëvendësi Juan Carlos Ferrero. Kundërshtari tregohet i dobët që në fillim. Nadal, pas ndonjë ngurimi e pavendosmërie të fillimit, deri në fund e merr në duart e tij krejtësisht lojën.
|