| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
Josip Kuze është kroati i ri që do ta drejtojë Kombëtaren E Premte, 05.22.2009, 08:51pm (GMT1) Trajneri kroat, Josip Kuze, është përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit si drejtuesi i radhës për ekipin tonë kombëtar. Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së e ka zgjedhur atë mes tre kandidaturave të mbetura në garë, pas atyre që vërshuan të paraqiten menjëherë pranë FSHF-së pas largimit të ish-trajnerit Ari Han nga drejtimi i ekipit tonë kombëtar. Bëhet e ditur se Kuze gjatë karrierës së tij, ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb. Sipas të dhënave zyrtare, kontrata mes FSHF-së dhe trajnerit kroat do të jetë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë. Prova e tij e parë do të jetë ajo në datën 6 qershor, kur ekipi ynë kombëtar do të ndeshet me ekipin e Portugalisë, në kuadrin e kualifikimeve për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, e pasuar kjo edhe nga dy miqësore me Gjeorgjinë dhe Qipron. NOA www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||