VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kombëtarja grumbullim në Durrës përpara sfidës me Portugalinë
E Enjte, 05.28.2009, 11:07am (GMT1)

 

 

Grumbullimi i parë i kombëtares shqiptare nën drejtimin e trajnerit kroat, Josip Kuzhe, do të bëhet të premten në hotel "Dyrrah", në Durrës.

     Tekniku 56-vjeçar, Kuzhe ka parashikuar dy ditë stërvitje kryesisht të lehta për ekipin, ku më tepër do të shohë formën e futbollistëve para sfidës me Portugalinë, në 6 qershor, e vlefshme për kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010".

     Gjatë javës së ardhshme do të ketë dy stërvitje në ditë, madje të martën, më 2 qershor do të ketë dhe një ndeshje kontrolli me Kombëtaren U-17.

     "Stërvitjet do të kryhen paradite në orën 12:00 dhe pasdite në orën 18:00, për t'u paraqitur sa më mirë në sfidën ndaj Portugalisë", u shprehën burime nga Federata Shqiptare e Futbollit.

    Ndërkohë, trajneri Kuzhe dhe disa nga futbollistët e kombëtares pritet të jenë në konferencë për shtyp të shtunën në ora 12:00, ku do të paraqiten përshtypjet e para rreth kombëtares shqiptare dhe idetë e tij se ku mund të arrijë Shqipëria në të ardhmen.

-    Programi i ekipit kombëtar në grumbullimin për ndeshjet me Portugalinë dhe Gjeorgjinë (miqësore):

 

 

 

E premte 29 maj:

Grumbullimi i skuadrës dhe nisja nga stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" ora 12.00
Mbërritja në hotel "Dyrrahu" dhe akomodim ora 13.00
Stërvitje ora 18.00

E shtunë 30 maj: 

Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ora 10.30
Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median ora 12.00
Stërvitje ora 18.00

E diel 31 maj:

Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ora 10.30

E hënë 1 qershor:
Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ora 10.30
Takim me median (1 orë) ora 12.00
Stërvitje ora 18.00

E martë 2 qershor:

Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ora 10.30
Takim me median (1 orë) ora 12.00
Ndeshje kontrolli me ekipinU-17 ora 18.00

E mërkurë 3 qershor:

Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ora 10.30
Takim me median (1 orë) ora 12.00
Stërvitje ora 18.00

E enjte 4 qershor:

Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ora 10.30
Takim me median (1 orë) ora 12.00
Stërvitje ora 18.00

E premte 5 qershor:

Stërvitje e lehtë ora 10.30
Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median ora 12.00 
Stërvitje ora 18.00

E shtunë 6 qershor:

Stërvitje e lehtë ora 10.30
Ndeshja  Shqipëri - Portugali, ora 20.45. ATSH

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.