Voal-online Ndeshja e caktuat të luhej në Helsinki të Finlandës të shtunën, në kuadrin e federatës botërore të boksit në peshën maksimale WBA, midis Nikolai Walujew (Rusi) dhe Ruslan Tcshagajew (Usbekistan), nuk do të luhet. Ndeshja është ndaluar për arsye shëndetësore.
Tschagajew prej disa vitesh vuan nga sëmundja e Hepatitis-B, prandaj mjekët nuk e lejojnë të paraqitet në ndeshje. Se kur do të luhet ndeshja e caktuar për të shtunën, kjo varet nga një vendim tjetër i federatës.
Walujew e pati humbur takimin e parë kundër Tschagajew në prill 2007. Ishte humbja e parë e deriatëhershme në karrierën e tij. Prandaj ai mezi priste një revansh kundër usbekasit. "Unë mezi e prisja këtë ndeshje, por në këto rrethana është e pumundur të zhvillohet," iu ka thënë ai gazetarëve.
Ndeshja do të luhej të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. Tani nuk dihet se ku dhe kur do të luhet.