Roxher Federer shkruan histori: rrëmben edhe turneun e 14-të Grand Slam
E Djelë, 06.07.2009, 05:25pm (GMT+1)
Voal-online Roger Federer ka bërë një rikthim të madh, e ka bërë në tokën e kuqe të Parisit, ku nuk kishte arritur asnjëherë të imponohje në finale, për arsye edhe të pranisë së Rafael Nadalit në aktin përfundimtar. Por sivjet spanjolli nuk ishte, sepse e kishte përzënë pikërisht Robin Söderlingu, i cili sot nuk ia ka dalë t'i bëjë ballë King Roger-it, atij fitimtari që më në fund ia ka arritur të marrë edhe titullin Roi Roger.
Tri sete kanë mjaftuar: të parin e ka dominuar (6-1 me 3 break në përparësi), të dytin e ka fituar në tie-break dhe të tretin e ka rrëmbyer falë kryerjes së shërbimeve të cilin ia grabiti kundërshtarit në lojën e parë.

Lojtari i gjashtë që imponohet në katër turnetë më të mëdhenj (pas Fred Perry, Don Budge, Rod Laver, Roy Emerson e André Agassi), i dyti që ia arrin kësaj në katër siperfaqe të ndryshme, Roger Federer ka barazuar rekordin e 14 slameve të vendosur nga Pete Sampras. Ish numri 1 i botës është tashmë drejtpërdrejt në Histori, me një histori atë të zviceanit që është në vazhdim dhe ai sigurisht do të dijë të dhurojë emocione të tjera për adhuruesit, sidomos për zviceranët.
www.voal-online.ch
|