Ronaldos 13 milionë euro para të thata në vit
E Mërkurë, 06.17.2009, 01:02pm (GMT+1)
Voal-online Rroga që Real Madrid për Topin e Artë 2008 është më e larta që i është dhënë ndonjëherë ndonjë futbollisti. Në Machetser United ai merrte më pak se gjysmën e kësaj shume.
Cristiano Ronaldo kështu do të jetë lojtari më i paguar në botë, pasi ka qenë tashmë edhe më i kushtueshmi. Portugezi i jashtëzakonshëm, për të cilin Real Madrid ia ka paguar Manchester United 93 milionë euro do të kalojë në këtë klasifikim spezial çdo lojtar tjetër të futbollit deri në ditën e sotme, falë 13 milionë eurove para të thata rrogë që Real Madrid do t'ia paguajë.
Kjo del nga një lajm i sotëm i botuar në të përditshmen e Madridit, Marca. Në Manchester United Cristian Ronaldo merrte 7,5 milionë në muaj. Ndërsa në Madrid portugezi do të ketë dyfishin e Raul që merr 7 milionë në muaj.
www.voal-online.ch
|