Hepatiti B nuk e ndal ndeshjen Kliçko-Çagajev
E Shtunë, 06.20.2009, 09:28am (GMT+1)

Kampioni në kategorinë e rëndë, Vladimir Kliçko, do të ndeshet me sfiduesin e tij të radhës, Ruslan Çagajev, ashtu siç ishte planifikuar të shtunën, pasi që infektimi i sfiduesit me hepatitin B nuk paraqet rrezik shëndetësor, kanë thënë zyrtarët.
Asociacioni Amerikan i Mjekëve Profesional tha se infektimi i Çagajevit me këtë virus nuk paraqet rrezik për njerëzit përreth ringut të boksit kur ai do të lëndohej eventualisht gjatë ballafaqimit me Kliçkon.
Ukraninasi 33 vjeçar, Kliçko, u vaksinua kundër hepatitit B në fillim të kësaj jave, ndërsa promotorët e kundërshtarit të Çagajev kanë thënë se ai nuk është i infektuar.
www.voal-online.ch
|