Vladimir Kliçko mbrojti titullin
E Djelë, 06.21.2009, 09:09am (GMT+1)

Voal-online Është zhvilluar mbrëmë ndeshja aq e shumëpritur midis kampionit botëror të boksit Vladirim Kliçko dhe sfiduesit të tij të famshëm Çagajev.
Zhvillimi i ndeshjes ishte vënë në pikëpyetje deri në ditët e fundit, për shkak të sëmundjes së Hepatitit B që kishte uzbeku. Ukrainasi Vladimir Kliçko e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në peshë të rëndë, duke e mundur sfiduesin e tij të radhës, boksierin nga Uzbekistani Ruslan Çagajev. Vladimir Kliçko e mundi kundërshtarin me nokaut teknik pas nëntë rundash që u zhvilluan para 61 mijë spektatorëve.
www.voal-online.ch
|