Voal-online - BRISBANE (AUSTRALI), 6 JANAR - Britaniku Andy Murray, numër 3 i
tenisit botëror, e ka filluar stinorin 2013 duke marrë, si më 2012, turneun ATP
të Brisbane, falë fitores ndaj bullgarit Grigor Dmitrov 7-6 (7/0), 6-4.
Murray, kampion olimpik në Londra 2012 e fitues i turneve të fundit US Open,
rrëmben kështu, 25 vjeç, titullin e 25të në karrierë, në mbarim të një takimi
që zgjati 1h 30'. Për Dmitrov ishte finalja e parë e ATP.
Turneun WTA Brisbane, siç dihet, e fitoi Serena Williams.