LUIS ENRIQUE - TRAJNER I RI I BARCELONAS
E Mërkurë, 05.21.2014, 02:08pm (GMT+1)
Ish lojtari i Barcelonas, Luis Enrique, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare të mërkurën, për t'u bërë trajner i këtij ekipi.
Enrique ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e klubit, Josep Bartomeu, një ditë pas publikimit të lajmit dhe dy ditë pas dorëhehqes së trajnerit Gerardo Martino.
Sezoni dëshpërues nën trajnimin e Martinos i ofron hapësirë Enriques për të bërë përmirësime në ekipin që nuk ia doli të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, për herë të parë në shtatë sezone.
Barcelona humbi edhe në finale me real Madridin në Copa del Rey dhe nuk arriti ta mund kampionin e ligës, Atletico Madrid në gjashtë përballje me të.rel
www.voal-online.ch
|