| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
PËRBALLË ARGJENTINËS BOSHNJAKËT E FILLOJNË ME HUMBJE HISTORINË E BOTËRORIT E Hënë, 06.16.2014, 07:26am (GMT1) ![]() Një prej favoritëve për të fituar Botërorin në Brazil, Argjentina ka nisur kampanjën me fitore duke mposhtur Bosnje dhe Hercegovinën me rezultat 2 me 1. Ndeshja e grupit F ishte e para në histori për ballkanasit që edhe pse patën paraqitje të mirë nuk arritën të nisin garën më të madhe botërore me rezultat pozitiv.
Argjentina arriti epërsinë qysh në fillim të takimit kur Saed Kolasinac shënoi gabimisht në portën e tij. Në minutën e tretë Lionel Messi harkoi nga një goditje dënimi e topi u devijua nga Kolasinac që i dha epërsinë fillestare argjentinasve.
Gjatë pjesës tjetër të gjysmë lojës së parë nuk u panë raste tjera nga asnjëra skuadër duke lejuar që të përzgjedhurit e Sabellas të shkojnë në pushim me një gol epërsi. Në pjesën e dytë Bosnja nisi më mirë duka marrë iniciativën në fushë me disa sulme drejtuar portës së Romeros. Argjentina në rastin e parë në pjesën e dytë arriti të dyfishojë epërsinë përmes yllit të Barcelonës, Lionel Messi që shënoi nga vija e rreptësisë në minutën e 65-të.
Pas golit të dytë të pësuar skuadra e Bosnje dhe Hercegovinës dukej se ishte dorëzuar, por Vedat Ibiseviq shënoi golin e parë historik të Bosnjës për të ngushtuar rezultatin në 2 me 1. Sulmuesi shënoi në minutën e 85-të pas pasimit të Miralem Pjaniqit.
Ky gol ishte i vonshëm pasi që Bosnje dhe Hercegovina më nuk pati rastin të barazojë takimin duke e nisur këtë kampanjë me humbje. Argjentina tani prin në grupin F ku nga ora 21:00 do të takohen dy skuadrat tjera, Irani dhe Nigeria.kd www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||