TRIUMF BINDËS I GJERMANISË KUNDËR PORTUGALISË
E Martë, 06.17.2014, 09:25am (GMT+1)
Futbollistët e Gjermanisë arritën fitore bindëse në ndeshjen e parë të Grupit G në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, pasi e mundën Portugalinë me rezultat 4:0. Golat i shënuan: Thomas Myller në minutën e 12 (nga penalltia), 45 dhe 78, dhe Mats Hummels në minutën 32. Në pjesën e dytë Portugalia luajti me një lojtar më pak pasi Pepe u ndëshkua me karton të kuq. Arbitroi Millorad Maziq nga Serbia. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo ishte ndeshja e 100-të e Gjermanisë në Kampionatet Botërore.
www.voal-online.ch
|