VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRAZIL 2014 - PËR NEYMAR BOTËRORI KA PËRFUNDUAR

E Shtunë, 07.05.2014, 02:54pm (GMT1)


Voal-online.ch - Brazil 2014, Neymar ka pësuar thyerje kocke: botërori ka mbaruar. Në ditën kur Brazili do të jetë në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, humb dramatikisht asin e tij, Neymar.

Dëmtimin Neymar e ka pësuar në ndeshjen me Kolumbinë, kur ka marrë goditje në gju nga Zuniga, kur koha e ndeshjes pothuajse kishte mbaruar.

Kampioni është nxjerrë me barelë nga fusha dhe është dërguar menjëherë në spital, ku mjekët kanë konstatuar fatkeqësinë e rëndë: për të Botërori ka përfunduar.

Neymar duhet të qëndrojë pa lëvizur katër deri në gjashtë javët. Gjatë natës tifozët kanë bërë pelegrinazh tek spitali dhe nën dritaret e tij janë lutur duke qarë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.