VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LOTËT E BRAZILIT - BLOG NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Mërkurë, 07.09.2014, 01:25pm (GMT1) Brazili e ka qarë me lot këtë Botëror. Si shihet edhe nga fotoja që po i sjellim lexuesit. Dhe si i kemi parë edhe ne vetë nga ekranet gjigandë të stadiumeve. Ka qarë për fitoret në fije të perit. Që kanë qenë gati si humbje në fije të perit. Për fitoret e diskutuara. Aspak të bukura si të kohës të futbollit brazilian. Me emra të famshëm si Pele, Ronaldo, Ronaldinho, Kaka, Zico... I cili duket sikur nuk ekziston më. Por që sigurisht do të ringjallet pasi ekziston një popull që jeton gjithë kohën me ekstazën e fitoreve të futbollit brazilian që ka bërë histori dhe ka hyrë në legjendë. Prandaj nuk i ka rreshtur lotët Brazili. Ka qarë për Neymarin e dëmtuar dhe larguar nga Botërori. Ka qarë i madh dhe i vogël. Si ajo vogëlushja që bëri xhiron e botës dule lotuar. Ka qarë në fund edhe për humbjen me Gjermaninë, e cila për nga rezultati ka hyrë në Guiness, një humbje që brazilianët nuk do t'ja falin kurrë vetes së tyre, prandaj e qajnë me lot... ne nuk po i sjellim lotët e Brazilit këtu në mënyrë cinike - por si diçka që u ndodh edhe skuadrave të mëdha është njerëzore të qash të qash dhe të mos të bëhesh i paharruar për botën dhe për Brazilin - brez pas brezash lotë që nuk do të harrohen kurrë ndonjëherë ............ Në botërorin e ardhshëm urojmë që Brazili të qajë prapë popull i ndjeshëm që qan lehtë është bukur të qash - por kësaj here me lot gëzimi dhe në tingujt e sambave dhe balalaikave/EBELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |