VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARGJENTINA DEL NË FINALE

E Enjte, 07.10.2014, 09:21am (GMT1)



Rivalja e Gjermanisë për titullin kampion të Botërorit 2014 do të jetë Argjentina. Në një ndeshje të fortë, argjentinasit dolën në finale pas penalltive 4:2.

Kush kishte pritur në ndeshjen me Argjentinën një spektakël si ai i Gjermanisë me Brazilin u zhgënjye. Ndeshja u mbizotërua nga një mbrojtje e fortë e të dy kundërshtarëve. Nga 63.267 spektatorët në arenën e Sao Paulos, kombëtarja argjentinase fitoi 4:2 në 11-sh kundër Holandës. Maxi Rodriguez solli fitoren për Argjentinën, në një kohë kur portieri Sergio Romero mundi të priste dy topa të holandezëve.

"Duam të fitojmë"


"Ne e kemi merituar fitoren. Kishim shanset më të mira. Luajtëm në mënyrë inteligjente dhe jemi shumë krenarë", tha Javier Mascherano, i cili pret një ndeshje të vështirë kundër Gjermanisë. "Sigurisht që duam të fitojmë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme në jetën tonë. Gjermania ka një skuadër fantastike."

Në fillim të dy ja skuadrat u përqëndruan tek mbrojtja. Një goditje e lirë solli njëherë rrezik për holandezët, por Japser Cillesen arriti të përballojë sfidën. Edhe pse në pjesën e dytë të ndeshjes të dyja skuadrat kërkonin portën, përplasja mbeti e përqëndruar në mesfushë. Ndërsa në kohën shtesë ishtë Robben që i rrezikoi argjentinasit, por goli mbeti një ëndërr deri në kohën e penalltive.

Pas ndeshjeve finale të vitit 1986 dhe 1900, është hera e tretë që luhet një finale e Botërorit mes Gjermanisë dhe Argjentinës. Ndërkohë trajneri gjerman Joachim Löw e pret me dëshirë sfidën tradicionale. "Europa kundër Amerikës jugore - një konstelacion intrigues." "Argjentina është shumë e fortë në defensivë, kompakte dhe e mirëorganizuar. Ndërsa në ofensivë ata kanë lojtarë të shkëlqyer si Messi dhe Higuaian. Do të përgatitemi shumë mirë për Rion", komenton trajneri gjerman ndeshjen e ardhshme të së dielës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.