VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FRANCË - TRUPI I ALNPINISTIT U GJET PAS 32 VITESH E Enjte, 07.10.2014, 02:33pm (GMT1) ![]() Pamje e tre alpinistëve në malin Mont Blanc Trupi i alpinistit francez, i cili ishte zhdukur në vitin 1982, është zbuluar i ruajtur në akull në pjerrtësitë e maleve Mont Blanc. Trupi i 23 vjeçarit, Patrice Hyvert, është gjetur nga dy alpinistë më 3 korrik. Hyvert ishte në procesin e ngjitjes në maje të malit i vetmuar, më 1 maj 1982, kur u godit nga një stuhi bore. Me të mësuar se trupi i djalit të tij është gjetur, babai 82 vjeçar, Gerard Hyvert, tha se ai kishte dëshiruar që trupi i pajetë i djalit të tij të mbetej i zhdukur. Mali Mont Blanc është i rrezikshëm dhe çdo vit në të një numër i alpinistëve e humbin jetën. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |