VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
HAXHI KRASNIQI MBRON TITULLIN WBO, MERR EDHE TITULLIN E WBA E Djelë, 07.27.2014, 07:07am (GMT1) Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi, ka mbrojtur titullin WBO të cilin e mbante, dhe ka arritur ta fitojë edhe atë në WBA Continental, që ishte vakant. Ai ka mposhtur boksierin ukrainas Oleksandr Çerviak, që synonte të dy këto tituj, derisa në ranglistë zinte pozitën e pestë në WBA, dhe të 15-ën në WBO. Ai ka fituar me vendim unanim të treshes së gjyqtarëve. Në ringun e Anhalt Arena të Desaut të Gjermanisë, ka qenë Krasniqi ai që ngritur duart, bashkë me dy brezat. Ka ngritur edhe një flamur gjerman, dhe një tjetër kombinim mes atij të Kosovës dhe flamurit kombëtar shqiptar. Në gjashtë raundet e para Krasniqi ka qenë bindshëm më i mirë. Në fakt, në gjysmën e parë të këtij meçi vetëm në raundin e katërt Krasniqi ka qenë në disavantazh, kur ka marrë një goditje të fortë me apërkat dhe një tjetër direkte. Në raundin e shtatë Krasniqi ka dominuar tërësisht, duke e lodhur kundërshtarin e tij, me disa goditje radhazi, sidomos me të djathtën direkte tepër të fuqishme. Ishte sidomos fundi itë shtatit ai që i dha disa goditje tepër të fuqishme për kundërshtarin e tij. Por Çeriak është kthyer fort në raundin e tetë, sidomos në fillim të tij. Krasniqi, me 14 centimetra 11më shumë se ai, e ka neutralizuar shpejtë atë. I nënti ka qenë më i balancuar, me ukrainasin e qëndrueshëm që s'dorzohej, dhe Krasniqin që nisi paksa të mbrohej, transmeton Koha.net. Raundi i dhjetë ka qenë paksa në favor të ukrainasit, që e vuri kundërshtarin nga Juniku që lufton për Gjermaninë, nën ndikimin e lojës së tij. Në mënyrë mahnitëse është rikthyer Krasniqi, që me disa goditje radhazi në mes të ringut e ka shkundur ukrainasin. Në raundin e 12-të Krasniqi ka hyrë pa shumë presion, duke arritur të mbajë rezultatin deri në fund të mecit e duke shpërthyer krejt në fund të tij.kd www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |