VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADNAN JANUZAJ - E NDJEJ PRESIONIN QË MË JEP FANELLA E TË MADHIT GIGS

E Hënë, 08.18.2014, 09:26am (GMT1)



TIRANE - Adnan Januzaj, në sezonin e ri që ka filluar në Premier League, do të luajë me fanellën më numër 11 të Mançester Junajtid, të cilën për 24 vite e ka mbajtur mesfushori legjendar Rajan Gigs, që la futbollin e luajtur në fund të sezonit të kaluar. Megjithatë, Januzaj 19-vjeçar e pranon se ka presion dhe përgjegjësi për numrin e ri që mban në shpinë, teksa thotë: "Është nder i madh për mua dhe familjen dhe jam i gëzuar që më është dhënë ky numër.

Natyrisht, e ndjej presionin, sepse para kam një legjendë, i cili e ka veshur për më shumë se 20 vite këtë fanellë dhe jam i gëzuar. Shpresoj të ndjek gjurmët e tij, edhe për faktin që ai më mbështet, sepse ai është zëvendëstrajneri im dhe më këshillon çdo ditë kur stërvitem".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.