LOZANË - DORËZOHEN OFERTAT PËR OLIMPIADËN 2022
E Martë, 01.06.2015, 04:42pm (GMT+1)
Pekini dhe Almati, dy qytetet e mbetura në garë për të mirëpritur Lojërat Olimpike Dimërore më 2022, kanë paraqitur formalisht ofertat e tyre para zyratarëve olimpikë në Lozanë të Zvicrës.
Të dyja qytetet kanë dorëzuar të ashtuquajturit "libra të ofertave", me planet për vendin e lojërave, strehimin, transportin dhe projekte të tjera që lidhen me ngjarjen e madhe sportive.
Gara për Olimpiadën 2022 ka nisur me gjashtë qytete garuese, por katër nga to kanë rënë për shkak të kostove të larta.
Rusia, e cila ka mirëpritur Lojërat Olimpike Dimërore më 2014 në Soçi, ka shpenzuar 51 miliardë dollarë, shumë kjo rekorde.
Ajo është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion masiv.
Qyteti nikoqir i Olimpiadës 2002 do të shpallet më 31 korrik.
www.voal-online.ch
|