VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KUPA E ITALISË - JUVENTUS NË FINALE, FITON 3-0 NDAJ FIORENTINËS E Mërkurë, 04.08.2015, 07:31am (GMT1) Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë, pasi mbrëmjen e së martës arriti një fitore të madhe ndaj Fiorentinës, në fushën e kësaj të fundit, 0-3. Pas ndeshjes së parë, ku Fiorentina fitoi 1-2 në Torino, u mendua se tashmë për Juventusin ishte tejet i vështirë kualifikimi. Por të besuarit e Allegri-t zhvilluan një ndeshje fantastike në "Artemio Franchi", duke shënuar tre herë në portën e vendasve, të cilat nuk arritën të shkonin asnjëherë te goli. Matri dhe Pereyra ishin autorët e dy golave në pjesën e parë të takimit, ndërsa Bonucci vulosi kualifikimin në minutën e 59-të. Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo ndërmjet Napolit dhe Lacios, e cila do të luhet mbrëmjen e së mërkurës. Ndeshja e parë në Romë ka përfunduar në barazim 1-1. / Top Channel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |