VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Taiger Uds mundet, largohet para kohe nga turi

                                                                                      

E Enjte, 02.19.2026, 09:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Taiger Uds mundet, largohet para kohe nga turi
E Premte, 02.27.2009, 12:09pm (GMT+1)

Voal-online Siç bën të ditur Rojter, një ditë pas rikthimit aq të shumëpritur në PGA Tour, Tiger Woods u detyrua të bëjë një largim të parakohëshëm nga veprimtaria e golfit WGC-Accenture Match Play Championship pasi mund 4&2 nga jugafrikani Tim Clark dje, të enjten.

Numri Një i glofit botëror dhe mbrojtës i titullit kampion, i cili ishte mënjanuar nga golfi për shkak të dëmtimeve në gju,  pasi fitonte titullin e 14-të botëror në veprimtarinë U.S. Open në qershor, ia dha kundërshtarit përparinë në raundin e dytë, para se të humbte krejt ndeshjen.

Clark, në vendin e 33-të në ranglistën botërore të golfit, nuk kishte asnjë shenjë të qartë se mund ta fitonte ndeshjen, vetëm dobësia fizike e kundërshtarit shkoi në favor të tij. Largimi i parakohëshëm dhe i paparashikuar i Woods lë kampionatin vetëm me një yll botëror, edhe ai i renditur vetëm në vendin e 5-të të ranglistës botërore të golfit, Phil Mickelson. Numri Dy, spanjolli Sergio Garcia dhe Numri Tre Padraig Harrington janë eleminuar në raundin e hapjes së kampionatit, ndërsa Vijay Singh (Numër Katër) u mund nga britaniku Luke Donald. Largimi i kampionit Woods do të ndikojë shumë në praninë e shikuesve dhe në shikueshmërinë televizive të veprimtarisë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Venus Uilliams në kuotën e fitores së 40 turneve botërore të tenisit (02.23.2009)
Sa e vonuar statuja për Panajot Panon! (02.19.2009)
Beckham kthehet në Galxy (02.14.2009)
Majkëll Shumaker bie nga motoçikleta përplas kokën në asfalt (02.12.2009)
Shqipëria pa gola përballë Maltës (02.12.2009)
Laura Gut përsëri medalje të argjendë (02.09.2009)
Los Angeles Galaxy hedh poshtë ofertën e parë për Bekam (02.08.2009)
Vdes çiklisti belg Nolf, merrte pjesë në Turin e Katarit (02.05.2009)
Deivid Bekam: Dua të rri tek Milan (02.05.2009)
Çfarë është Australian Open (02.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
 

 
VOAL
[Shko lartë]