Roxher Federer nuk do të ketë trainer Derën Këhillin
E Enjte, 03.12.2009, 10:39am (GMT+1)
Voal-online - Roger Federer do të jetë në turneun e ATP në Indian Wells si dhe në veprimtaritë e mëvonshme edhe më tej me trainerin Severin Lüthi. Traineri australian Darren Cahill hoqi dorë nga interesimi që kishte treguar më parë ndaj Federerit. Federer dhe Cahill deri javën e shkuar patën një orvatje për bashkëpunim midis tyre. Federer thotë: "Darren Cahill më pati telefonuar pas turneut të Australian Open dhe më pati pyetur nëse unë, nga ana ime, kisha interes që të punonim bashkë. Pasi unë, për arsye të problemeve me shpinën, m'u desh të heq dorë nga turneu në Dubai dhe nga Davis Cup, koha për të biseduar për këtë problem qe e bollshme. Pasi biseduam hollësisht dhe me ngè, vendosëm që të mos punojmë bashkë." Një bashkëpunim me Cahill, gjithsesi, do të kishte qenë problematik. Cahill (43 vjeç) jeton me familjen e tij (dy fëmijë; 4 dhe 8 vjeç) në Las Vegas; Federer e kalon pjesën më të madhe të kohës në turnè, pjesën e mbetur në Zvicër. Federer shton: "Cahill kërkonte tepër. Prandaj nuk më la mua rrugë tjetër. Vendimi i tij u muar aq shpejt saqë unë nuk pata se kur dhe si të mendoj se çfarë vendimi të marr." Federer, në të vërtetë, nuk humb kohë me kërkimin e trainerëve. Së fundmi, vetë Cahill pati treguar interesim. "Natyrisht unë gjithë kohën jam i vëmendshëm, por deri tani jam i kënaqur me ekipin tim. Nuk kam asnjë arsye pse të ngutem në kërkimin e trainerëve. Severin Lüthi ka bërë këto gjashtë muajt e fundit një punë të mrekullueshme me mua," mendon Federer. Shpina, për shkakun e së cilës ai nuk mori pjesë në trunetë e Dubait dhe Davis Cup, duke se nuk i shkakton atij më probleme. "Unë jam i bindur se gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të kem më asnjë shqetësim." Deri pas turneut në Wimbledon Federer nuk ka më pushim për asnjë çast.
|