E Enjte, 02.19.2026, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Zhan Tod, presidenti i ri i FIA
E Djelë, 10.25.2009, 09:11am

Në foto: Jean Todt dhe Michelle Yeoh

 

Voal-online -''Jeta është e bërë prej kapitujsh,” kishte thënë Jean Todt në mars 2008, kur linte postin e administratorit delegat të Ferrarit. Tani manaxheri francez (lindur në Pierrefort më 25 shkurt 1946, bir i një mjeku të ikur nga Polonia sa shpërtheu lufta) fillon një detyrë krejt të re si president i FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilëve). Njeri me një karrierë të përshkuar nga sukeset. Në janarin e vitit të shkuar kishte mbyllur punën në drejtim të klubit sportiv Ferrari, për t’ia lënë vendin Stefano Domenicali-t.

 

Në Maranello kishte ardhur në korrik 1993, pasi kishte mbyllur në Paris zyrën e tij në Peugeot. Me të u veshën kuq Michael Schumacher (nga Benetton), Ross Brawn e Rory Byrne. E me këtë grup Ferrari u transformua në skuadrën e triumfeve botërore. Trembëdhjetë tituj: gjashtë pilotë (pesë tituj me Schumacher e një titull me Raikkonen) e shtatë konstruktorë, 98 çmime të mëdha të fituara. Një ndarje e zyrtarizuar përfundimisht më 17 mars të vitit të shkuar, kur e ka lënë përfundimisht këshillin administrativ.

Kush është Xhenson Batën, kampioni i ri botëror i Formulës Një
E Mërkurë, 10.21.2009, 02:13pm

Voal-online -Anglezi Jenson Alexander Lyons Button, kampioni i ri i botës 2009, ka lindur në Frome më 19 janar 1980. Bir i John Button, pilot i garave të shpejtësisë,  Jenson u orientua herët drejt botës së motorëve: karriera e tij filloi në kartingë (motorë të vegjël garash) kur sapo ishte tetë vjeç. Në vitin 1991, 11 vjeç, i fitoi të 34 garat e kampionatit të të vegjëlve, duke marrë titullin e kampionit.

 

Pas këtij suksesi ai vazhdoi të fitojë: në vitin 1997 ishte piloti më i ri në moshë që do të rrëmbente titullin evropian të kampionatit Super A e vitin e pastajmë kaloi në Formula Ford, duke marrë pjesë si në kampionatin anglez dhe në atë evropian, ku u rendit respektivisht i pari dhe i dytë, duke llogaritur edhe një fitore në Festivalin e Formula Ford.

 

Në vitin 1999 kalon në Formula 3 (F3) angleze dhe e mbyll kampionatin në vendin e tretë, duke llogaritur edhe një vend të dytë në Çmimin e Madh të Makaos. Në klubin Williams shkon në vitin 2000, në vend të Alex Zanardi-t, pasi kishte provuar në McLaren. Afirmimi ndodh në Çmimin e Madh të Australisë: Jenson, 20 anni, bëhet debutuesi i tretë më i ri në historinë e Botërorit F1. Pa vonuar arrin podiumin në Gjermani dhe e mbyll kampionatin e debutimit në vendin e tetë.

Zidan ambasador i Realit
E Hënë, 10.19.2009, 12:44pm

Ish-futbollisti i kombëtares së Francës, Zinedin Zidan, ka paralajmëruar kthimin në Real Madrid dhe atë në rolin e ambasadorit të klubit Një gjë të tillë, Zidan e ka bërë të ditur në një bisedë për të përditshmen sportive spanjolle "AS".

"Jam i lumtur që do të kthehem në Real. Kur një herë luani në këtë skuadër, atëherë në zemër u mbetet një ndjenjë e veçantë. Jam i gatshëm t'i ndihmoj klubit në këtë këtë rol modest, por edhe rol nderi dhe jam shumë i kënaqur për këtë", ka pohuar Zidan.

Detyra e parë e Zidanit si ambasador i klubit madrilen do të jetë mikpritja e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Real - Milan, që zhvillohet në Madrid.

Paqe në TV dymbëdhjetë më vonë Tajsoni dhe Hollifildi
E Shtunë, 10.17.2009, 04:36pm

Në foto: Majk Tajson, Oprah Uinfri dhe Evan Hollifild

Voal-online –Paqe është bërë midis Mike Tyson e Evander Holyfield, 12 vjet pas takimi në të cilin Iron Mike (Majk Çeliku) kafshoi një copë të veshit të rivalit. Të dy kanë marrë pjesë në një emision të Oprah Winfrey Show, talk show amerikan më i famshëm.

 

Sy më sy, kërkuar nga vetë Holyfield, takimi është mbyllur me shtrëngim duarsh dhe me lëvdata të ndërsjellëta. „Në atë moment  isha vërtetë i zemëruar - ka deklaruar ish boksieri – por në fund kam kuptuar se janë më shumë gjërat që kam fituar se kam humbur nga ai episod. Gjëja më e rëndësishme – ka shtuar Holyfield – është që ta fal: tani e kam falur dhe jam gati të bëj përpara.“

Vitali Kliçko zgjedh për ring Parlamentin e Kievit
E Premte, 10.16.2009, 03:03pm

Voal-online –Grusht në parlament. Pak javë më parë, në ringun e Los Anxhelosit, Vitali Klitschko është konfirmuar kampion i botës në peshat maksimabe për WBC. Parmbrëmë gjithsesi ai ka zgjedhur për ring Parlamentin e Kievit. Ukrainasi, 2 metër i gjatë dhe 115 kilometër i rëndë, prej disa kohësh ka ndërmarrë karrierën politike. Dhe pikërisht parmbrëmë në mbledhjen e përfaqësuesve të qytetit të Kievit ka shpërthyer një grindje. Mes të tjerësh është përfshirë edhe Klitschko.

Po diskutohej një ligj i ri kundër korrupsionit, i cili do të hynte në fuqi prej ditës së djeshme. Ky ligj, ndër të tjera, rregullon shitjen e pasurive publike. Nëse Klitschko ishte në favor të ligjit, të gjithë politikanët e tjerë donin që të dështonte: «Para hyrjes në fuqi të ligjit kundërshtarët tanë politikë duan t’iu shesin miqve troje me çmime shumë më të ulët se tregu,” ka shpjeguar Klitschko. Për të është e qartë: “Është antiligjore.” Prandaj partia e tij, «Block Klitschko», e ka bllokuar seancën. E cila pastaj ka degjeneruar në grindje.

Shqipëria "kafshatë e lehtë" për Suedinë
E Enjte, 10.15.2009, 09:30am
Kombëtarja e Suedisë ndonëse nuk ka arritur të marrë vizën për në Botërorin 2010, ka shijuar fitore bindëse ndaj kombëtares shqiptare, me rezultat 4:1, duke ia bërë me dije kuqezinjve se megjithatë mbetet skuadër superiore ndaj tyreNë këtë mënyrë kuqezinjtë e mbyllën me humbje fushatën eliminatore, të cilën në fillim të gjithë e kishim pritur me entuziazëm të madh, me shpresë se do të mund të ishim befasia e grupit. Mirëpo edhe këtë herë u zhgënjyem dhe kuqezinjtë tanë konfirmuan se ende janë larg të qenit një skuadër e aftë për të prerë biletën për një aktivitet të madh të futbollit ndërkombëtar. Në ndeshjen me Suedinë u përsëriten gabimet amatoreske të mbrojtjes shqiptare.
Argjentina shkon në Afrika e Jugut 2010
E Enjte, 10.15.2009, 08:18am

Në foto: Maradona duke manifestuar për fitoren

Një humbje e mundshme e Argjentinës do bënte që ekipi të shënonte skualifikimin e parë për në finalet e kampionatit botëror të futbollit që nga viti 1970

Argjentina ka siguruar pjesëmarrjen në finalet e Kupës së Botës në futboll, që do mbahet në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.

Argjentina, e cila drejtohet nga legjenda e futbollit Diego Maradona, e siguroi kualifikimin pas golit të minutës së 84 ndaj Uruguajit. Një humbje e mundshme e Argjentinës do bënte që ekipi të shënonte skualifikimin e parë për në finalet e kampionatit botëror të futbollit që nga viti 1970.

Argjentina është dy herë kampione bote.

Formula Një: Barrikelo në biseda me Uilliamsin, por ende asnjë nënshkrim
E Mërkurë, 10.14.2009, 02:07pm

 Barrikelo: Ndihem shumë i nderuar që kam oferta nga ekipe të tjera

 

Voal-online –Rubens Barrichello pohon se është në biseda me klubin Williams. Piloti brazilian i Formulës Një, megjithatë, ka veçanësuar se tani për tani nuk bëhet fjalë për ndonjë nënshkrim marrëveshjeje.

 

“E kam lexuar marrëveshjen dhe i kam dëgjuar të gjitha sqarimet – ka thënë Barrichello – ndihem shumë i nderuar që kam oferta nga ekipe të tjera. Ka diçka të vërtetë rreth bisedimeve midis Brawn dhe Williams, por ende nuk ka asnjë nënshkrim,” ka përfunduar deklaratën piloti brazilian.

Shokohet çiklizmi botëror: Ka vdekur Frank Vandenbruk
E Martë, 10.13.2009, 08:33am

Në foto: Frank Vandenbroucke në prezantimin e librit të tij 'Ik Ben God Niet' (nuk jam zot) më 18 prill 2008

Voal-online –Mbrëmë vonë mediat bënë të ditur se dje çiklisti belg Frank Vandenbroucke ka vdekur në Senegal në moshën 34 vjeçare. Lajmin e ka dhënë një i afërm i tij, pa i saktësuar shkaqet. "Frank është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Senegal. Rrethanat e vdekjes nuk dihen,” ka thënë. Gjithsesi, sipas mediave belge,  «VDB» ka vdekur nga një shqetësim akut në mushkëri.

Vandenbroucke ishte konsideruar prej shumëkujt çiklisti belg më i talentuar i brezit të tij, por si njeri i vështirë për t’u shtruar. Në rrjedhën e karrierës së tij profesioniste, filluar më 1994, kishte ndërruar skuadër plot 12 herë. Fitues i garës Liegi-Bastogne-Liegi më 1999, qe përfshirë në ngjarjen e dopingut (sidomos në aferën e Â«Dottor Mabuse» po atë vit e, më 2002, gjetja e lëndëve narkotike në dhomën e tij të gjumit çka e detyroi të largohet nga sporti gjashtë muaj). Në vitin 2005 kishte dashur të vetëvritej. Në kërkim të një skuadre, kishte deklaruar këto ditët e fundit se donte të hynte në ekip, i sigurtë se ende ishte i aftë të fitonte.

Herolind Nishevci fitoi medaljen e bronztë në Stamboll
E Hënë, 10.12.2009, 09:55am
Gjatë fundjavës në Stamboll u mbajt turneu tradicional ndërkombëtar i karatesë “Istambul Open 2009”, padyshim njeri nga turnetë më të fortë dhe prestigjiozë të karatesë. Arsyet e një masiviteti të madh janë të shumta dhe para së gjithash të natyrës sportive, mirëpo nuk duhet lënë anash as faktin se në turneun “Istambul Open” garuesit më të mirë në konkurrencën e seniorëve, por edhe në atë të veteranëve, shpërblehen me të holla. Sipas informacionit të marrë nga organizatori i turneut, fondi i sivjetshëm i shpërblimeve kapte shumën prej 74 mijë dollarësh. Edhe sivjet në këtë turne morën pjesë edhe karateistët kosovarë. Këtë vit përzgjedhësi i përfaqësueses kosovare të karatesë, Zeqir Bilalli, ka përzgjedhur dhjetë garues:
  » Serena Uilliams nën hetime për agresion verbal
  » Maradona hungëron: Nuk e jap dorëheqjen
  » Ronaldinjo këndon në Paris për grupin L'Equipe
  » Maradona: Largohem nëse cenohen kushtet e mia
  » Boksieri Kreshnik Qato sërish në ring më 24 tetor
  » Van Basten mund të marrë drejtimin e Milanit
  » Sot shpallet qyteti fitues i Olimpiadës 2016
  » Shpallet kombëtarja që do të luajë kundër Suedisë
  » 80 vjet të Kampionatit Shqiptar të Atletikës së Lehtë: 1929-2009Nga Besnik Dizdari
  » Alonso blihet nga Ferrari, pritet lajmi - kontrata për 6 vjet kushton 25 milionë Euro në vit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
 

 
VOAL
[Shko lart]