RRITJE E MADHE E MBETJEVE ELEKTRONIKE
E Hënë, 04.15.2013, 02:00pm (GMT+1)
Voal-online - Në Zvicër mbetjet elektronike janë dyfishuar dhjetë vitet e
fundit. Në vitin 2012 është regjistruar një rekord i ri: në pikat e posaçme të
çmontimit kanë dorëzuar mbi 60'000 tonelata të sistemeve të vjetra informatike,
lojërash apo aparatesh telefonike.
E ka bërë të ditur sot organizata Swico Recycling, duke folur për një 'shkallë
grumbullimi' në mbi 90%, një e dhënë 'shumë e latë' dhe vështirë e
përmirësueshme.
Pikat e grumbullimit janë 6'000. Rreth 75% e tyre shndërrohet në material të ripërdorshëm.
www.voal-online.ch
|