MË SHUMË ROJA NË KUFIJTË HELVETIKË
E Enjte, 04.18.2013, 08:32am (GMT+1)
Voal-online - Këshilli Kombëtar ka pranuar mocionin e Marco Romano (FDP/Tiçino)
për t'i shtuar efektivat e rojave të kufirit në një numër të paktën sa ishin në
shërbnim para se të hynin në fuqi marrëveshjet Schengen-Dublin, dobia e të
cilëve ka qenë në qendër të diskutimit dje.
Dhoma e Popullit iu ka thënë po edhe propozimeve të tjera, si ai për t'i vënë
disa azilkërkues në provën e ADNsë për të luftuar kundër kriminalitetit të
huaj.
Nuk është pranuar kërkesa e Pierre Rusconi (SVP/Tiçino) për t'i hedhur poshtë
marrëveshjet, në vijim të të cilave, ka këmbëngulur këshilltari kombëtar
(deputeti), "kufiri është bërë shoshë".
www.voal-online.ch
|