PRANVERË APO DIMËR? BORA SJELL PROBLEME NË AUTOSTRADAT E ZVICRËS ITALIANE
E Shtunë, 04.20.2013, 09:50am (GMT+1)
Voal-online - Siç ishte parashikuar, temperaturat pothuaj verore ua kanë lënë
vendin të ftohit dhe reshjeve në pjesën më të madhe të Zvicrës italiane.
Nëse në zonat e ulëta bie shi papushim, në mal është kthyer me bollëk bora, e
cila ka krijuar probleme sidomos në autostradat A2 e A13.
Në Tiçino sot në mëngjes është mbyllur autostrada për automjetet që shkojnë
drejt veriut. Skenar i ngjashëm edhe në Graubynden, ku A13 është e mbyllur për
automjtetet e rënda. Edhe rruga kryesore mes Kurit dhe Domat/Ems është mbyllur
në të dyja drejtimet.
Ndërkohë në A2, Lucernë - Kiaso, mes galerive të Shën Gotardit e Amstegut, janë
të domosdoshme gomat dimërore. Autostrada është e mbyllur për automjetet e
rëndësa mes Erstfeld e Giornico.
www.voal-online.ch
|