VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRANVERË APO DIMËR? BORA SJELL PROBLEME NË AUTOSTRADAT E ZVICRËS ITALIANE

E Shtunë, 04.20.2013, 09:50am (GMT1)



Voal-online - Siç ishte parashikuar, temperaturat pothuaj verore ua kanë lënë vendin të ftohit dhe reshjeve në pjesën më të madhe të Zvicrës italiane.

Nëse në zonat e ulëta bie shi papushim, në mal është kthyer me bollëk bora, e cila ka krijuar probleme sidomos në autostradat A2 e A13.

Në Tiçino sot në mëngjes është mbyllur autostrada për automjetet që shkojnë drejt veriut. Skenar i ngjashëm edhe në Graubynden, ku A13 është e mbyllur për automjtetet e rënda. Edhe rruga kryesore mes Kurit dhe Domat/Ems është mbyllur në të dyja drejtimet.

Ndërkohë në A2, Lucernë - Kiaso, mes galerive të Shën Gotardit e Amstegut, janë të domosdoshme gomat dimërore. Autostrada është e mbyllur për automjetet e rëndësa mes Erstfeld e Giornico.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.