NË ZVICËR PËRPUNOHET 40% E ARIT TË BOTËS
E Djelë, 04.21.2013, 09:41am (GMT+1)
Pesë nga 11 rafineritë e mëdha të arit në Evropë operojnë në Zvicër.
"Argor Heraeus" në Mendrisio, "Valcambi" në Balerna dhe "Pamp" në Castel San
Pietro kanë qendrat e tyre kantonin Tesinë. Tri kompanitë janë të
vendosura brenda një hapësire prej disa kilometrash, në afërsi të kufirit me
Italinë.
Dy rafineritë tjera zvicerane janë të vendosura në Zvicrën perëndimore:
"METALOR" në Neuchâtel dhe "Cendres METAUX" në Biel/Bienne,
transmeton albinfo.
Kapaciteti i shkrirjes në pesë rafineritë zvicerane të arit mbulon rreth
40 për qind të prodhimit të arit global.
www.voal-online.ch
|