MYSLIMANËT JANË TË INGTEGRUAR MIRË NË ZVICËR
E Mërkurë, 05.08.2013, 03:26pm (GMT+1)
Voal-online - Këshilli federal nuk e shikon të nevojshme për të favorizuar
integrimin e myslimanëve me iniciativa speciale. Sipas Qeverisë, përkatësia
fetare e kësaj popullsie vetëm rrallëherë krijon konflikte.
Pas votimit për minaret, disa deputetë muarën më shumë informacione për praninë
islame në Zvicër: sipas raportit të publikuar so në Konfederatë jetojnë nga
350000 deri në 400000 myslimanë.
Rreth një e treta e tyre janë zviceranë me plot kuptimin e fjalës. Pjesa më e
madhe vjen nga Turqia dhe nga zona ballknaike. Vetëm 15% e tyre shkojnë në
xhami rregullisht.
Në bazë të konkluzioneve të studimit, nuk ekziston në Konfederatë një bashkësi
e vërtetë dhe e mirëfilltë islame, "por një numër i madh bashkësish të
ndryshme, të cilat dallohen mbi të gjitha nga përkatësitë e tyre etnike
kombëtare dhe gjuhësore". Ndërkaq është vënë në pah se për shumë myslimanë
përkatësia fetare "nuk e përbën karakteristikën kryesore të identitetit të
tyre".
Probleme serioze ose diferenca të natyrës religjioze, shkruan Zyra Federale e
Refugjatëce, "paraqiten vetëm rrrallë, kryesisht të lidhura me persona
individualë". Përvoja e përditshme tregon, ndërkaq, se integrimin nuk e
pengojnë çështje të lidhura me religjionin, por pengesa gjuhësore e
socialkulturore.
www.voal-online.ch
|