NË ASAMBLENË E BASHKËSISË IZRAELITE ZVICERANE - UELI MAURER KËRKON FALJE PËR ATË QË NUK E THA
E Enjte, 05.09.2013, 03:23pm (GMT+1)
Voal-online - Në asamblenë e delegatëve të federatës së bashkësisë izraelite
zvicerane, dje në Sent Gal, Ueli Maurer është ripajtuar me hebrejtë helvetë,
duke iu kërkuar falje për atë që nuk i tha më 27 janar në mesazhin me rastin e
Ditës së Kujtesës.
Duke e kujtuar Holokaustin, presidenti i Konfederatës, më 27 janar, pohoi se "në atë
kohë të errët" Zvicra qe një ishull i lirisë dhe i shpëtimit për shumë të
përndjekur.
"Është vërtetë, por të tjerë qenë refuzuar dhe dërguar për të vdekur." Ky pat
qenë reagimi ndaj këtij mesazhi. E Maurer la pa përmendur edhe dobësitë e
politikës së Bernës. Kjo u bë "jo qëllimisht", ka pohuar ai në fjalën e
djeshme, për të cilën ishte ftuar shumë muaj para deklaratës së gabuar të fundjanarit.
www.voal-online.ch
|