VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Polanski shqyrton mundësinë e dorëzimit
E Mërkurë, 10.21.2009, 01:36pm (GMT1)

 

Regjisori me famë botërore, Roman Polanski (76 vjeç), mund të përballet me autoritetet kompetente në Shtetet e Bashkuara, për t'u përgjigjur në akuzat e ngritura më 1977 për keqpërdorim seksual të një vajze të mitur.

Këtë e ka konfirmuar avokati i regjisorit, Xhorxh Klejman, njofton agjencia e lajmeve Rojters.

Polanski është arrestuar më 26 shtator në Cyrih të Zvicrës, në bazë të një aktpadie të ngritur kundër tij në SHBA.

Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin e tij, por një gjë e këtillë është pamundësuar, nisur nga fakti se Polanski ka shtetësi polake dhe franceze, e të dyja këto vende nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të tyre. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.