| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
U përurua parku i arinjve i Bernës E Enjte, 10.22.2009, 04:56pm (GMT1) Voal-online Lamtumirë gropës arinjve. Asaj ku turistët iu hidhnin copa buke dy bishave të moçme, aq rrethuara nga shkrepjet e aparateve fotografike në rrethinën e bukur berneze. Prej sot Berna ka parkun e ri të arinjve. Një zonë e përuruar në Bernë në praninë e nja 200 të ftuarve dhe që do të jetë prej së dielës e hapur për publikun. Parku i ri i arinjve ka kushtuar 24 milionë dhe pret dy banorë që quhen Björk dhe Finn: dy arinj të murmë që kanë ardhur nga parku zoologjik i Dählhölzli, ku do të mbeten ndërkaq dy këlyshët Misha e Masha. Streha e tyre e re është 6000 metër katrore në bregun e lumit Aare, përmban pemë, shpella, një zonë të dukshme për shikimet e vizitorëve dhe një pellg. Shpenzimet për realizimin e projektit, fillimisht vlerësuar në 9,7 milionë franga, janë rritur dita ditës dhe kanë kaluar në 14,5 milionë e pastaj në 24 milionë, për shkak të befasive të këqija gjeologjike që kanë dalë gjatë punimeve. Kjo i ka mjaftuar qyteti për të hapur një çështje administrative që të sqarojnë çfarë nuk ka shkuar në rregull.
www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||