Të huajt: për shumicën e zviceranëve nuk janë shumë
E Djelë, 11.08.2009, 09:48am (GMT+1)
Voal-online
Është zbutur qendrimi i skeptikëve në raport me të huajt në Zvicër. Sipas një
ankete 53,7% të pyeturve mendojnë se numri të huajve në Zvicër që ka arritur në
22% se nuk është "shumë i lartë". Po sipas sondazhit me të njëjtën temë, pra
analog, të kryer gjithnjë nga Isopublic më 1998, pra 11 vjet më parë, 52,3%
mendonte se kuota e 19% e të huajve që ishte asaj kohe, qe "tepër e
lartë", ndërsa vetëm 44,1% asaj kohe, mendonte ndryshe.
Po t'i hedhim një sy më të hollësishëm këtij sondazhi del se 51% e zviceranëve
nga pjesa gjermanofone mbeten më skeptikët, ku 51% prej tyre mendojnë se 22% e
të huajve janë "shumë", ndërsa në Zvicerën italiane vetëm 39 % ndajnë të
njëjtin opinion me ta, ndërsa në atë franceze 31% janë pjesa skeptike.
Shumica e
pjesës gjermanofone mendon se politika zvicerane ndaj azilkërkuesave është "shumë
e dobët" (49%), për 42% është "në rregull", ndërsa 8% mendojnë se është "shumë
e ashpër". Më Zvicerën italiane besojnë se janë ende të pamjaftueshme masat
ndaj refugjatëve, ndërsa në pjesën frankofone ky qendrim arrin 35% të të
intervistuarëve.