
Voal-online Ishin me qindra tifozët që u grumbulluan në aeroportin e Klotenit për të pritur kombëtaren zvicerane U17, kurorëzuar kampionë të botës të dielën në Nigeri, duke kapërcyer të zotët e shtëpisë me 1-= (shënuar nga Haris Sherifovic, mbuluesi i dytë më i mirë i veprimtarisë).
Djemtë e trainerit Dany Ryser kanë zbritur nga avioni triumfues, duke treguar trofenë e rrëmbyer ("paksa e rëndë...siç ka thënë kapiteni Frédéric Veseli= dhe dke administruar të pranishmit. Portieri Benjamin Siegrist, zgjedhur portieri më i mirë, e ka treguar dorezën e tij të artë, fituar në veprimtari.
Ben Khalifa, cilësuar lojtari i dytë më i mirë i turneut pas nigerianit Emmanuel ka thënë se e dinte që në fillim se titulli ishte i arritshëm.
"Jam i kënaqur që i gjithë është kthyer me shëndosh e mirë; situata nuk ishte e lehtë," ka thënë traineri, "ajo që kemi bërë do të mbetete e pashlyeshme për gjithë jetën. Është diçka historike." (http://info.rsi.ch/home)
