WIDMER-SCHLUMPF - SHKURTOJMË 2600 VENDE PUNE NË PERSONELIN FEDERAL, KURSEJMË 300 MILIONË FRANGA
E Hënë, 06.30.2014, 07:36am (GMT+1)
Voal-online.ch - Kemi nevojë të kursejmë 300 milionë franga në personelin federal. Kjo është kërkesa që Parlamenti ia ka bërë Këshillit Federal. Po si të bëhet? Eveline Widmer-Schlumpf në shtator do t'i paraqesë tri mundësi.
Një nga këto, siç thotë në një intervistë në Schweiz am Sonntag, parashikon shkurtimin e 2'600 vendeve të punës, e barabartë me 8% të vendeve të punës në Administratë.
"Kura dobësuese", e cila nuk mund të realizohet nëpërmjet një mase të menjëhershme, nuk mund të vihet në jetë para vitit 2016. Synimi kryesor, ka nënvizuar ministrja e Financave, është zvogëlimi i bilancit federal.
www.voal-online.ch
|