VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË DITËN E DYERVE TË HAPURA 4500 VETA VIZITUAN PALLATIN FEDERAL TË ZVICRËS

E Shtunë, 08.02.2014, 08:52am (GMT1)



Voal-online.ch - Dita e dyerve të hapura në Pallatin Federal, siç është tashmë traditë prej 14 vitesh më 1 Gusht, ka regjistruar një vërshim të madh të kureshtarëve, jo vetëm zviceranë. Rreth 4500 veta kanë përfituar nga kjo mundësi, duke dëshmuar një interes të madh nëpër sallat dhe korridoret e ndërtesës simbol të demokracisë helvetike.

Kanë ardhur shumë familje me fëmijët, ka theksuar Andreas Blaser i Shërbimeve Parlamentare. Në një sallë të stërmbushur, Presidenti i Këshillit Kombëtar (Ruedi Lustenberger) e ai i Këshillit të Shteteve (Hannes Germann) kanë bërë punën e ciceronëve, duke shpjeguar përmbledhtas veçantitë e politikës zvicerane dhe punët e parlamentarëve. Shumë nga vizitorët kanë mbetur në këmbë. Nuk kanë munguar pikat muzikore, falë grupeve të ndryshme të ardhura nga rajonet e vendit.

Nuk kanë munguar pikat muzikore


Në plan të parë presidenti i Këshillit të Shteteve Hannes Germann


Presidenti i Këshillit Kombëtar Ruedi Lustenberger


Në sallën e Këshillit Kombëtar
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.