| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
FEDERER NË FINALE PËR TË 120-ën HERË Sfida e sontme vlen për titullin e 80 E Djelë, 08.10.2014, 09:19am (GMT1) ![]() Voal-online.ch - Roger Federer (ATP 3) ka mundur 6-3 6-4 Feliciano Lopez (25) në aktin e parafundit të turneut të Torontos, duke arritur kështu të 120-ën finale të karrierës së tij. Të dielën në mbrëmje (në 21 00), bregrinasi do të kërkojë titullin e tij të 80 në kuadrin e ATP kundër francezit Jo-Wilfried Tsonga (15). Bazelasi ka arritur suksesin e 299 të tij në një garë Masters 1000 duke luajtur një ndeshje shumë solide, gjatë së cilës i ka lejuar vetëm një top të diskutueshëm (break) spanjollit. Federer ia ka rrëmbyer shërbimin kundërshtarit në fillimet e dy seteve. Helvetiku ka marrë titullin dy herë në Kanada (2004 e 2006), ai prin 11-4 në ndeshjet me ndëralpinin dhe i ka fituar të dyja takimet e vitit 2014 (në Melbourne e Monte Karlo). www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||