REFERENDUM PËR ORARET E DYQANEVE - QEVERIA ZVICERANE E VENDOSUR
E Mërkurë, 08.20.2014, 11:02am (GMT+1)
Voal-online.ch - Këshilli federal ka vendosur të mos e ndryshojë projektligjin e tij lidhur me hapjen e dyqaneve të të imtave, që parashikon shitjet nga ora 6 deri në orën 20 në të gjithë Zvicrën gjatë javës dhe deri në 19 të shtunën. I ashtuquajturi harmonizim ndërkaq nuk iu përket të dielave dhe ditëve të festave.
Parlamenti, synimet e të cilit janë thelbësisht të njëjta, duhet të shprehet për këtë çështje brenda fundit të vitit, koha e nevojshme për Departamentin e Ekonomisë që të hartojë programin përkatës.
Mbështetur nga mjediset afër botës së turizmit dhe të tregtisë, por penguar nga e majta dhe nga sindikatat, çka e bën të domosdoshëm kalimin në referendum, plani konkretizon mocionin e këshilltarit të Shteteve Filippo Lombardi. Kantonet, në dhjetë prej të cilëve janë tashmë në fuqi këto orare, mund të vendosin vetë tashmë për liberalizime të mëtejshme. ATS
www.voal-online.ch
|