QEVERIA MERR MASA PËR PËRFAQËSIM MË TË MIRË TË PLURILINGUIZMIT NË ADMINISTRATËN ZVICERANE
E Mërkurë, 08.27.2014, 02:43pm (GMT+1)
Nicoletta Mariolini
Voal-online - Këshilli Federal ka marrë masa të reja për të forcuar praninë e plurilinguizmit në Administratën Federale, për të përmirësuar përfaqësimin e pakicave gjuhësore, në mënyrë të veçantin, në mesin e zyrtarëve, dhe për të zgjeruar kompetencat linguistike të personelit.
Kështu Qeveria synon t'i kontribuojë faktikisht mbështetjes ndaj gjuhëve zyrtare dhe forcimit të kohezionit kombëtar. Në të ardhmen, për shembull, kuotat e përfaqësimit të bashkësive gjuhësore (68,5-70,5 gjermanofonë, 21,5-23,5% frankofonë, 6,5-8,5% italofonë, 0,5-1,0% romançi) nuk do të shikohen më vetëm në kuadrin e një departamenti, por edhe për njësitë e veçanta administrative.
Rishikimi i dispozitave lejon ndërkaq zgjerimin e autonomisë dhe kompetencave të delegates federale të plurilinguizimit, aktualisht tiçinezja Nicoletta Mariolini, e cila mund të ndërhyjë më aktivisht në proceset kyçe të përfshirjes së gjuhëve zyrtare në Administratën Federale. ATS
www.voal-online.ch
|