| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
ZYRIH - TRAMI I PËRRALLAVE, QË DREJTOHET NGA PLAKU I KRISHTLINDJEVE E Djelë, 12.21.2014, 10:13am (GMT1) ![]() Voal-online.ch - Në Zyrih, prej më shumë se 50 vitesh, në javët që i paraprijnë Krishtlindjet, qarkullon një tram tejet, tejet special. Një tram magjia e të cilit nuk perëndon kurrë. Në tram janë Shën Nikolla, dy enegjej dhe plot fëmijë që përjetojnë një përvojë krejtësisht magjike. ![]() Një engjell për hir të fëmijëve Trami drejtohet nga kush tjetër pos Shën Nikollës dora vetë. E ndërsa rend nëpër rrugët e qytetit, brenda tij udhëtarët e vegjël dëgjojnë përralla të treguar nga dy engjejt, të cilët i dhurojnë pak nga pluhuri i yjeve çdo fëmije. ![]() Kështu ishte në vitet Gjashtëdhjetë Mrekullia ndodh që nga viti 1958 e për shumë familje është shndërruar në një traditë. Fëmijët e lindur në vitet Gjashtëdhjetë janë bërë vetë prindër dhe sot, pasi i kanë ngjitur fëmijët, tani i shoqërojnë në "Märlitram" nipat dhe mbesat, të cilët, siç bënin dikur prindërit e tyre, e shpërblejnë lumturinë e dhuruar nga Plaku i Krishtlindjeve e nga dy enegjt me nje këngë të kënduar prej tyre.rsi www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||