AMBASADA E ZVICRËS NË BAKU STREHON 'KRITIKUN E PRESIDENTIT'
E Enjte, 02.12.2015, 07:42am (GMT+1)
Ambasada e Zvicrës në Baku
Televizioni publik i Zvicrës ka raportuar se aktivisti i të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, Emin Huseynov, është duke u strehuar në Ambasadën e Zvicrës në Baku.
Sipas raportit, Huseynov ka arritur në ambasadë në muajin gusht.
Ai është prezantuar në hyrje të kompleksit si shtetas i Zvicrës, për të shmangur arrestimin nga policia.
Që nga ajo kohë, ai vazhdon të jetë në ambasadë.
Huseynov është kritik i njohur i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe qeverisë së tij.rel
www.voal-online.ch
|