SHKODËR - ZVICRA FINANCON PROJEKTIN MARUBI, FOTOTEKA SHNDËRROHET NË MUZÉ TË FOTOGRAFISË Projektin e financon edhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
E Premte, 02.13.2015, 10:26am (GMT+1)
Në Shkodër u nënshkrua dje një marrëveshje mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ambasadës Zviceriane për financimin e Projektit "Marubi", projekt ky i fituar një vit më parë nga një studio holandeze që synon ta shndërrojë fototekën në një muze të fotografisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Pjesë e financimeve që mbështesin realizimin e Projektin "Marubi" është edhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.
Fototeka Kombëtare Marubi prej shumë vitesh qëndron në mjedise të papërshtatshme, që rrezikojnë këtë pasuri të kulturës kombëtare dhe evropiane.
www.voal-online.ch
|