TURIZMI ZVICERAN KUNDËR FRANGUT TË FORTË - GATI FUSHATA QË NXIT UDHËTIMET PËR NË ZVICËR
E Hënë, 02.23.2015, 11:54am (GMT+1)
Voal - ZYRIH - Një fushatë prej 3,9 milionë frangash për të mbështetur turizmin helvetik. Ky është plani kundërvënës ndaj ndikimeve të frangut të fortë që po merret nga Turizimi Zviceran, Schwizer Turismus.
Nisma, ku merr pjesë edhe Johann Schneider-Ammann, iu drejtohet kryesisht mysafirëve vendës, por ka synim edhe vendet e Evropës së Veriut, më pak të ndjeshëm ndaj çmimeve. Turistët pasanikë të Vendeve Balltike, Ballkanit dhe Turqisë gjithashtu janë synime me përparësi.
Viti i shkuar gjithsesi ishte pozitiv për hotelet ziverane, të cilat kanë pasur shtim me 0,9% të numrit të prenotimeve, duke prekur shifrën 40 milionüë prenotime. Nga trembëdhjetë rajonet turistike, tetë kanë pasur rritje. Përjashtuar Tiçinoja dhe Graubyndeni ku prenotimet kanë pasur rënie përkatësisht me 3,8 e 2,1%./ATS
www.voal-online.ch
|